LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një granatë dore në Skenderaj

Gjendet një granatë dore në Skenderaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një femër në Komunën e Skenderajt, ka gjetur një granatë dore në oborrin e shtëpisë.

Sipas policisë, mjeti i dyshuar është hedhur në ujë, ndërsa njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.


“Lidhur me rastin, është njoftuar njësiti për deminim”, thuhet më tej në raport.