LAJMI I FUNDIT:

Gjendet fosili më i plotë i breshkave të kohës së dinozaurëve

Gjendet fosili më i plotë i breshkave të kohës së dinozaurëve

U gjet një fosil i ruajtur mirë i breshkës së detit që daton nga koha e dinozaurëve. Kafka dhe gjymtyrët e breshkës janë ruajtur pothuajse plotësisht.

Bëhet fjalë për një kafshë me kokë të madhe, e cila 150 milionë vjet më parë ka notuar në pjesët e cekëta të detit tropikal që ndodhej në zonën e Evropës së sotme. U quajt Solnhofia parsonsi dhe shkencëtarët e përshkruan fosilin e fundit të gjetur si të jashtëzakonshëm. Mungonin vetëm eshtrat e këmbëve.


Të gjitha breshkat e sotme të detit kanë gjymtyrë të ngurtë të zgjatur, pendë, të cilat i përdorin për të lëvizur në thellësitë e oqeanit. Megjithatë, gjymtyrët e fosilit të përmendur ishin më të shkurtra në krahasim me breshkat ekzistuese. Kjo tregon se Solnhoffia parsonsi notoi në zonën bregdetare dhe jo në oqeanin e hapur.

Fosilet e kësaj breshke detare u zbuluan për herë të parë në vitet ’70. Felix Augustin, student i doktoraturës në Universitetin e Tubingen në Gjermani, vuri në dukje se fosili i fundit i gjetur është fosili i ruajtur më mirë i kësaj specie shtazore. Sipas tij, është ruajtur një kafkë e plotë, një guaskë e plotë dhe të katër gjymtyrët.

Solnhofia parsonsi ishte 30 centimetra e gjatë nga hunda në bisht dhe koka e saj ishte relativisht e madhe. Gjatësia e kafkës së saj ishte 10 centimetra, raporton cnn.

Fosili u gërmua në vitin 2014 nga një gurore gëlqerore në Gjermaninë juglindore, në një vend të pasur me fosile dinosaurësh. U gjetën jo vetëm fosilet e breshkave, por edhe peshqit, krokodilët dhe zvarranikët gjigantë detarë si plesiosaurët dhe ichthyosaurët. Shfrytëzimi në gurore filloi në vitet ’50, ndërsa gërmimet fosile filluan 20 vjet më parë.

Solnhofia parsonsi u përshkrua si një specie në 1975, bazuar në dy kafka pothuajse të plota identike – njëra nga Bavaria dhe tjetra nga Zvicra. Në bazë të skeleteve jo të plota, u hetua anatomia e kësaj breshke dhe mënyra e jetesës së saj. Në vitin 2000, shkencëtarët gjetën skeletin më të plotë të kësaj breshke deri më sot. Megjithatë, fosili i fundit i gjetur është edhe më i plotë.

Marton Rabi nga Universiteti i Tubingen deklaroi se kjo hipotezë ka kuptim duke pasur parasysh se ku u gjet fosili. Gjatë periudhës së dinozaurëve, Gjermania ishte një arkipelag ishujsh të vegjël që përfaqësonin habitatin e breshkës së lartpërmendur.

Fosile të shumta të ekosistemeve të pasura bregdetare gjenden në depozitat e gurit gëlqeror të imët të njohur si Plattenkalk, i cili ekziston në të gjithë Gjermaninë jugore. Falë këtyre gurëve gëlqerorë, janë ruajtur fosile të shumta. Fosili i fundit i gjetur ende nuk është studiuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori