LAJMI I FUNDIT:

Gjendet edhe një trup i pa jetë në malin Bistra

Gjendet edhe një trup i pa jetë në malin Bistra

Policia ka gjetur një trup njeriu të pa jetë të gjinisë mashkullore në malin Bistra, rreth gjysëm kilometri më larg vendit ku para tre ditësh u gjet trupi i një mashkulli tjetër, në fazën e kalbjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjetja e dy trupave ndërlidhet me zhdukjen e dy meshkujve, babë e birë, Ljubomir. M (78) dhe Sasho. M (50), të cilët u raportuan si të zhdukur qysh më 14 korrik të këtij viti.


Tani për tani nuk ka të dhëna, nëse trupat e gjetur, janë të këtyre personave të zhdukur, apo bëhet fjalë për njerëz tjerë./Telegrafi/