LAJMI I FUNDIT:

Gjenden dy persona të vdekur, u aksidentuan me motoçikletë

Gjenden dy persona të vdekur, u aksidentuan me motoçikletë

Sot rreth orës 13.30 në rrugën rajonale, në mes fshatrave Bansko dhe Gabrovo në Strumicë janë gjendur dy persona të aksidentuar me motoçikletë që kishin gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes por rasti është paraqitur nga personat që kanë kaluar në vendin e ngjarjes.


Policia dhe hetuesit kanë dalë në terren për të gjetur shkaktarin e aksidentit që ishte shkak për vdekjen e dy personave.

Më shumë informacione nga SPB e Strumicës do të jepen më vonë. /Telegrafi/