eksperti ad

Policia e Kosovës në dy raste të ndara gjatë patrullimit ka hasur në mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Koshare të Gjakovë ku njësia patrulluese gjatë patrullimit në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar e të pashpërthyer.


“Fsh. Koshare, Gjakovë/ 25.06.2026 - 17:20. Policia gjatë patrullimit në pyll kanë hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar”.

Ndërsa në rastin e dytë, një person ka raportuar se derisa ka qenë duke shëtitur në fusha ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

“Rr. Bujar Koka, Gjakovë / 25.06.2026 - 18:35. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shëtitur në fushë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport. /Telegrafi/