LAJMI I FUNDIT:

Gjatë takimit me Lajçakun, Vuçiq: Nuk do të ketë njohje të Kosovës – kompromisi në pajtim me Kushtetutën e Serbisë

Gjatë takimit me Lajçakun, Vuçiq: Nuk do të ketë njohje të Kosovës – kompromisi në pajtim me Kushtetutën e Serbisë

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, kanë arritur sonte në Beograd, ku janë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se vendi i tij nuk do ta njoh Kosovën.

Vuçiq i bëri këto komente përmes një postimi në Instagram gjatë takimit të sotëm, ku po ashtu tha se është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.


“Do të ketë një bisedë për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës”, ka shkruar Vuçiq në Instagram bashkë me fotot e takimit.

“Bashkëbisedim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Jam duke biseduar aktualisht me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner. Gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. S’ka dorëzim. Rroftë Serbia!” ka thënë Vuçiqi në një njoftim në Instagram, transmeton Telegrafi.

Diplomatët evropianë qëndruan të premten edhe në Kosovë, ku u takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm. Besoj e kuptoni se nuk mund të japim detaje, sepse do të kemi diskutim të njëjtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha Lajçak pas takimit me Kurtin.

Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Macron dhe Scholz, po ashtu, u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, siç thanë ata, çojnë drejt përparimit të dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori