LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë veprime të cilat do t’jua shpëtojnë jetën: Kështu ndalet vetura kur dështojnë frenat!

Gjashtë veprime të cilat do t’jua shpëtojnë jetën: Kështu ndalet vetura kur dështojnë frenat!

Fatmirësisht, dështimi i frenave vërtet ndodh rrallë, mirëpo kurrë si dihet

Pra, qoftë larg nesh, ekziston mundësia që, madje edhe në veturat e shtrenjta, të ndodhë që të dështojnë frenat.


Në atë rast, këto veprime mund t’ju ndihmojnë që të shmangni lëndimet serioze dhe të shpëtoni jetën, transmeton Telegrafi.

1) Hiqeni këmbën nga papuçja e gazit dhe aktivizoni menjëherë të katër dritat.

2) Vazhdoni të shtypni frenat, sa më shpejt dhe sa më fort.

3) Kalojeni kamion në marshin e parë.

4) Tërhiqeni frenin e dorës, por ngadalë dhe pa tërheqje të vrullshme – nëse e tërhiqni shpejt nuk mund ta drejtoni makinën.

5) Nëse ekziston mundësia, ngadalë afrohuni afër rrethit mbrojtës, i cili dukshëm do të ngadalësojë veturën.

6) Kushtoni kujdes ambientit – nëse shihni ndonjë shkurre, ndonjë bazë të butë si p.sh. dhé apo bar, apo rërë, drejtojeni veturën në atë drejtim. Bëjeni këtë vetëm nëse jeni duke lëvizur me shpejtësi jo më të madhe se 15 kilometra në orë. /Telegrafi/