LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë situata në të cilat duhet patjetër të shtoni marrjen e kripës, sepse mund t’jua shpëtojë jetën

Gjashtë situata në të cilat duhet patjetër të shtoni marrjen e kripës, sepse mund t’jua shpëtojë jetën

Disa aktivitete dhe gjendje të organizmit thjesht kërkojnë që të shtoni marrjen e kripës

Ushqimi ynë vetvetiu përmban sasi të mëdha kripe, sepse shpesh priremi të hamë pjekurina të ndryshme, andaj edhe nuk mendojmë që organizmit tonë i mungon kripa.


Disa aktivitete mund të çojnë në shtimin e shpenzimit të kripës dhe të eliminimit të saj nga organizmi, andaj është e nevojshme që ta kompensojmë.

Këto janë vetëm disa nga situatat kur patjetër duhet të shtoni sasinë e kripës të cilën e konsumoni, transmeton Telegrafi.

Planifikoni të merrni pjesë në maratonë apo në ndonjë trajnim intensiv

Sportistët të cilët një kohë të gjatë mundohen në aktivitete, duhet të shtojnë marrjen e kripës. Hiponatrenia është gjendje e cila shkakton marramendje, konfuzion, dobësi, por mund të çojë edhe në vdekje. Ajo mund të ndodhë kur njerëzit djersiten së tepërmi dhe pinë mjaft ujë për të qenë të hidratuar, mirëpo nuk marrin njëkohësisht edhe mjaftueshëm kripë.

Jetoni në klimë të nxehtë dhe të lagësht

Edhe një herë, djersitja e tepërt çon në zvogëlim të kripës. Nëse e vëreni mungesën e kripës, atëherë shtoni pak kripë çdo gjëje që dëshironi ta konsumoni.

Keni ndonjë nga sëmundjet

Humbja e kripës mund të jetë edhe shenjë e sëmundjes së veshkave kur trupi nuk mund ta mbajë nivelin e domosdoshëm të kripës në organizëm. Simptomat janë gjithashtu hiponatrenia dhe simptomat shoqëruese.

Arsyet pse trupi juaj “kërkon” kripë
Lexo po ashtu Arsyet pse trupi juaj “kërkon” kripë

Merrni ndonjë diuretik

Disa ilaçe, aq më parë diuretikët, mund të çojnë në disbalancë të mineraleve dhe të shkaktojnë shtim në tajitje.

Të moshuarit dhe kujtesa e mjegulluar

Të moshuarit, posaçërisht ata mbi 80 vjeç mund të ndiejnë përmirësim të funksionit të trurit nëse marrin më shumë kripë. Hulumtimi ka treguar që dallimin nga ata të cilët kanë vogëluar marrjen e kripës, personat e moshuar të cilët kanë shtuar marrjen – më lehtë mund t’u kujtohen disa gjëra nga e kaluara.

Vuani nga ky çrregullimi i rrallë

Sindroma e Bartterit mund të ndikojë në procesin e përpunimit të kripës në veshkat tuaja. Shkurt, sasi të mëdha kripe përfundojnë në urinën tuaj, ndërkaq absorbohet pamjaftueshëm në organizëm. Gjendja është e rrallë dhe varet nga anomalitë gjenetike. Simptomat janë të vjellat, etja ekstreme dhe dëshira e madhe për kripë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori