LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë episode të reja të “X Files” (Video)

Gjashtë episode të reja të “X Files” (Video)

Kanë kaluar 13 vjet qëkur u ndërpre seriali “The X Files”, por rrjeti televiziv Fox ka vendosur që ta kthejë në ekranet e vogla.

Në verën që vjen do të shfaqen gjashtë episode të reja, ndërsa fansat e serialit do të mund t’i shohin sërish agjentët e FBI-së, Fox Mulder dhe Dane Scully, që luhen nga David Duchovny dhe Gillian Anderson.

Kthimi i “The X Files” pason edhe rishfaqjen e disa hit-serialeve tjera nga e kaluara që sot e kësaj dite kanë fansa të shumtë. Ndër to janë edhe “Twin Peaks” dhe “24”.


Ndryshe, seriali “The X Files” ka debutuar në vitin 1993 dhe ka fituar 16 çmime Emmy dhe pesë Globe të Arta.

Në vitin 2002 u transmetua episodi i fundit i kësaj serie fantastiko-shkencore. /Telegrafi/