LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë deputetë të LDK-së nuk morën pjesë në seancë kur u votua Qeveria Kurti 2

Gjashtë deputetë të LDK-së nuk morën pjesë në seancë kur u votua Qeveria Kurti 2
Kabineti i Qeverisë Kurti 2 / Foto: Ridvan Slivova

Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit, ndërsa kundër kanë votuar 30 deputetë.


Pjesa tjetër e deputetëve nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndër deputetët që nuk morën pjesë në votimin e Qeverisë Kurti ishin edhe një pjesë e atyre të LDK-së.

Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Behgjet Pacolli, Agim Veliu, Driton Selmanaj e Vlora Dumoshi nuk kanë qenë fare të pranishëm në sallë kur është votuar Qeveria Kurti 2.

Mos prezenca e tyre në momentin e votimit dëshmohet me pamje filmike që janë transmetuar direkt me media.

Në një fotografi të shkrepur nga reporteri i Telegrafit, në momentin kur janë votuar nënkryetarët e Kuvendit vërehet prezenca e Agim Veliut, Driton Selmanajt dhe Vlora Dumoshit në sallë por që të njëjtit nuk ishin aty kur u votua qeveria.

12 deputetët e LDK-së prezentë në sallë kur u votua për nënkryetarët

Kujtojmë Besian Mustafa, Agim Veliu e Vlora Dumoshi kanë dhënë dorëheqje nga postet ministrore pak para seancës derisa, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj kanë vazhduar detyrat qeveritare edhe në momentin që është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit duke mos u betuar si deputet dhe duke mos marrë pjesë në seancë.

Momenti kur u votua Qeveria Kurti, në anën e majtë vërehet mungesa e gjashtë deputetëve të LDK-së

Në momentin e votimit të Qeverisë Kurti në Kuvend ishin të pranishëm 9 deputetë të LDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori