LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë arsye pse një prezervativ me siguri mund të shqyhet – dhe si ta parandaloni atë

Gjashtë arsye pse një prezervativ me siguri mund të shqyhet – dhe si ta parandaloni atë

Shumica e çifteve e kanë përjetuar stresin e prezervativit të paktën një herë

Kur prezervativi juaj shqyhet gjatë seksit, atëherë asgjë në shtrat nuk është e këndshme për të dy partnerët. Gjithçka kalon nëpër kokën tuaj nga shtatzënia deri te sëmundjet më të këqija të mundshme.


Shkencëtarët kanë hulumtuar dhe kanë ardhur në përfundime se çfarë lloji të prezervativëve dhe në cilat situata prishen, dhe kështu cilat janë shanset tuaja për ta parandaluar atë.

Përdorimi i një prezervativëve gjatë seksit është mjaft efektiv në parandalimin e shtatzënisë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, shkruan Pop Sugar.

Mund të ndërmerrni gjashtë hapa thelbësorë për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri. Ja për çfarë bëhet fjalë:

1. Prezervativi ka skaduar. Sigurohuni të shihni datën e skadencës në kutinë e prezervativëve.

2. Mënyra e mirëmbajtjes. Nxehtësia dëmton prezervativët lateks, kështu që ato nuk duhet të mbahen në një vend “të nxehtë” siç është xhepi i një portofoli. Mbajini në raftin e ilaçeve ose në komodinë.

3. Mungesa e lubrifikimit. Nëse ka fërkim të fortë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale, veçanërisht gjatë seksit anal, prezervativi mund të prishet. Prandaj sigurohuni që të përdorni prezervativë të lubrifikuar ose përdorni lubrifikim shtesë nëse keni nevojë.

4. Po përdorni lubrifikantë të gabuar. Nëse jeni duke përdorur prezervativë lateks, lubrifikantët me bazë vaji mund të dobësojnë gomën e prezervativit, prandaj përdorni vetëm lubrifikantë me bazë uji.

5. Prezervativi nuk përshtatet. Nëse prezervativi është shumë i vogël ose shumë i madh, ai mund të shqyhet, kështu që eksperimentoni me prezervativë të përmasave të ndryshme për t’u përshtatur mirë – jo shumë i ngushtë dhe jo shumë i lirshëm.

6. Shumë fërkime. Muskujt vagjinalë të disa njerëzve janë natyrshëm të ngushtë, kështu që për të ndihmuar në parandalimin e prishjes së prezervativit, nevojitet *shumë* lubrifikim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori