LAJMI I FUNDIT:

Giroud i bënë një favor të madh Arsenalit për në Ligën e Kampionëve

Giroud i bënë një favor të madh Arsenalit për në Ligën e Kampionëve

Olivier Giroud mund të jetë larguar nga Arsenali në vitin 2018, por goli i tij i fundit për Milanin e ndihmoi ish-klubin e tij.

Francezi shënoi golin e fitores për Rossonerët në mposhtjen 1-0 të Juventusit – një rezultat që i siguroi skuadrës së tij një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe do të thotë që Juve nuk mund të kualifikohet.

Si rezultat, shanset e Arsenalit për të pasur një rikthim të suksesshëm në kompeticion janë rritur pasi ata tani do të jenë në vazon e dytë për shortin.


Milani siguron vendin në Ligën e Kampionëve me fitoren në derbin ndaj Juventusit
Lexo po ashtu Milani siguron vendin në Ligën e Kampionëve me fitoren në derbin ndaj Juventusit

UEFA përdor sistemin e saj të koeficientëve për të përcaktuar listën për garën evropiane me Topçinjtë në vendin e 23-të.

Dukej sikur Gunners do të ishin në vazon e tretë dhe potencialisht do të ishin në një grup vdekjeje.

Por, me dështimin e Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, skuadra e Mikel Artetas u konfirmua në vazon e dytë.

Përfundon sezoni 2022/23 në Ligën Premier: Kush e siguroi vendin në Evropë dhe kush ra në Championship
Lexo po ashtu Përfundon sezoni 2022/23 në Ligën Premier: Kush e siguroi vendin në Evropë dhe kush ra në Championship

Gjigantët italianë ishin të tetë në renditjen e koeficientëve, por për fat të mirë për Arsenalin ata humbën – me një zbritje prej 10 pikësh në Serie A duke luajtur një rol të madh.

Duke qenë në vazon e dytë, tani do të thotë se Arsenali mund të përballet vetëm me një nga skuadrat më të mëdha të Evropës në fazën e grupeve.

Deri më tani, Barcelona, ​​Napoli, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Benfica dhe Feyenoord mund të vizitojnë Emirates, si dhe fituesi i Ligës së Evropës nga Roma dhe Sevilla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori