LAJMI I FUNDIT:

Girkin: Kam frikë se do të përfundojë sikurse ‘kuzhineri i Putinit’

Girkin: Kam frikë se do të përfundojë sikurse ‘kuzhineri i Putinit’

Igor Girkin, një nacionalist rus pro luftës i burgosur pasi sfidoi presidentin rus Vladimir Putin, shprehet i shqetësuar se do të ketë fatin e njëjtë me shefin mercenar të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq pas rrëzimit të aeroplanit muaj më parë, pasi ishte rebeluar kundër ushtrisë ruse.

“Arrestimi im ndodhi një muaj pas rebelimit të Prigozhin”, tha Girkin, transmeton Telegrafi.

“Frika ime më e madhe është se në vend të dënimit të zakonshëm penal, do të ‘amnistohem’ në të njëjtën mënyrë sikurse kuzhinieri”, shtoi Girkin, duke iu referuar Prigozhinit, i cili u quajt edhe si “kuzhinieri i Putinit”.


Girkin, një ish-kolonel 52-vjeçar nga shërbimi spiun rus i njihet me nofkën Strelkov, është i njohur për udhëheqjen e trupave paraushtarake ruse në rajonin e Donbasit të Ukrainës në vitin 2014 dhe për pak kohë u bë ministër i mbrojtjes në Donetsk.

Në vitin 2022, ai u dënua për vrasje për rrëzimin e një aeroplani pasagjerësh të Malaysian Airlines (MH17) mbi Ukrainë në vitin 2014, ku humbën jetën 298 njerëz.

Pas Donbasit, Girkin kritikoi vazhdimisht taktikat dhe strategjinë e Rusisë për pushtimin që filloi në Ukrainë.

Pas kritikave që bëri, ai u dërgua në një burg në korrik të këtij viti – menjëherë pas rebelimit të Prigozhinit – ku është ende në pritje të gjyqit me akuzat për nxitje të ekstremizmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori