Reperi i njohur Getinjo është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.


Së fundmi, reperi ferizajas ka prezantuar për fansat ndryshimin e tij më të ri në dukje.

47146 e1591352284843

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, duke treguar modelin e tij të ri të flokëve me rasta.

Ky ndryshim i tij është mirëpritur nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar atë në hapësirën për komente.

Përndryshe, “Baby baby” mban titullin kënga e tij më e fundit, e cila është publikuar muaj më parë dhe është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/