LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Viva Fresh storie suksesi edhe për regjionin

Gërxhaliu: Viva Fresh storie suksesi edhe për regjionin

Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), kanë vizituar kompaninë “Viva Fresh” në komunën e Lipjanit me ç’rast u pritën nga drejtuesit e saj.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se kjo vizitë po bëhet me qëllim të promovimit të vlerave të ndërmarrësisë kosovare.


Me këtë rast ai tha se është ditë e veçantë për të që të jetë në këtë gjigant ekonomik, pasi sipas tij, kjo kompani me standarde evropiane është storie suksesi jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion.

“Është një ditë e veçantë të jemi këtu në këtë gjigant të ekonomisë kosovare,për shkak se kjo kompani më tepër se 3 mijë persona të punësuar, ka mbi 2 milion euro qarkullim dhe kaq shumë qendra nëpër të gjithë vendin. Mund të them se një kategori e tillë janë garanca e zhvillimit ekonomim të vendit, janë ata të cilët ndryshojnë percepsionin negative të krijuar për Kosovën”, tha kryetari i OEK-ut.

Gërxhaliu së bashku me përfaqësuesit e OEK, vizituan qendrën e ruajtjes së mallrave të “Viva Fresh”, të cilët u njoftuan për së afërmi me investimet që janë bërë atje, për çka u shprehën të habitur me të arriturat e kësaj kompanie.

Kryetari i OEK-ut tha se kjo qendër shihet se është ndërtuar me standardet më të larta evropiane.

“Kush do që ta shohë Evropën ejani në Viva Fresh Store, jam i befasuar me punën këtu”, tha Gërxhaliu.

Pronari i kompanisë “Viva Fresh”, Xhevdet Rexhepi, tha se do të vazhdojnë udhëtimin që kenë nisur familja e tij shumë vite më parë .

“Do të vazhdojmë udhëtimin që kenë nisur familja shumë vite më parë, edhe pse na presin shumë angazhime jam i sigurt që do të ia dalim”.

Hubertus Rick, Drejtor gjeneral i kompanisë tha se është i sigurt që si kompani do të jenë të parët edhe në rajon.

“Dua të falënderoj grupin e Vivas që kanë arritur deri këtu. Jam i sigurtë që do të jemi të parët edhe në regjion jo vetëm në Kosovë”, tha Rick.

Kjo kompani pranoi nga përfaqësuesit e OEK-ut edhe mirënjohjen presidenciale për punëdhënësin më të madh në Kosovë, e cila iu nda për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori