LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Mbetjet mortore në Rashkë besohet të jenë të shqiptarëve

Gërxhaliu: Mbetjet mortore në Rashkë besohet të jenë të shqiptarëve

Ditën e hënë në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, janë gjetur mbetje mortore, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë ekipi kosovar është kthyer nga Serbia, dhe se janë në pritje të një vendimi të gjykatës në Serbi.


“Mbetjen janë mbuluar, pra janë konservuar, i kemi mbuluar me qeska për shkak të shiut. Pasi sipas legjislaturës në Serbi, tashmë lënda kalon nga Prokurori te Gjykatësi në momentin kur gjenden pjesët kockore, presim vendimin që do të marrë gjykatësi, dhe të shohim se çfarë do të bëhet. Ne jemi kthyer, edhe ekipi që ka qenë, për shkak se tash jem në pritje të vendimit. Mbetjet kockore besohet të jenë të shqiptarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Gërmimet në pjesën malore mes Rashkës dhe Kizhevakut kanë filluar që pesë vjet, ndërsa më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-99 në Kosovë. Këto shifra i kishte publikuar Fondi për të Drejtën Humanitare, të cilat zakonisht janë shfrytëzuar edhe nga institucionet e instancat tjera relevante.

Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë
Lexo po ashtu Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike. Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori