LAJMI I FUNDIT:

​Gjenden mbetje mortore në Rashkë të Serbisë

​Gjenden mbetje mortore në Rashkë të Serbisë
Foto: Ilustrim

Gërmimet e filluara në regjionin e Rashkës, ku dyshohet se janë fshehur mbetjet mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë, si duket kanë dhënë rezultatet e veta, pasi bëhet e ditur se aty tashmë janë gjetur mbetje mortore.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara ka thënë se janë të njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak.


Ai ka thënë se shumë shpejt do të jenë në këtë lokacion pasi me të marrë informatat e para janë nisur për atje.

“Ju konfirmojmë se jemi njoftuar që është hasur në mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak, në lokacionin që është duke u punuar në kuptimin e gërmimit vlerësues nga viti 2015. Dy ekspertë të Republikës së Kosovës tani janë të pranishëm në lokacion, po ashtu si delegacion jemi rrugës dhe besoj se pas pak do të jemi në lokacion. Hollësitë tjera do të konfirmohen në ditët në vijim”, ka thënë Gara për kp.

Edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini ka konfirmuar se janë gjetur eshtra në Kizhevak të Rashkës.

“Na kanë njoftuar se gjatë punës me ekskavator në Kizhevak të Rashkës, kanë hasur në eshtra. Tani duhet të ndryshojë mënyra e gërmimit, pra të mos përdoret ekskavatori. Pas 5 vitesh gërmimesh tek tani u gjetën eshtra, ndërkohë që atje janë dërguar njerëz me kamion”, është shprehur Qerkini.

Ndryshe, tash e 5 vite zhvillohen gërmime në Rashkë të Serbisë, ndërsa paraditen e së hënës janë gjetur eshtrat e para atje, që dyshohet të jenë të të personave që sot konsiderohen si të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori