LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla takon Escobarin: Dialogu të ketë synim vetëm njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Gërvalla takon Escobarin: Dialogu të ketë synim vetëm njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, zhvilloi takim me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç njoftohet nga MPJD, në margjina të takimit të Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik në Zagreb, Gërvalla e ka informuar Escobar me zhvillimet aktuale në Kosovë, duke u ndalur në progresin e shënuar në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë.


Sipas komunikatës,  gjatë takimit është biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për çka Gërvalla ka theksuar se dialogu mund të zhvillohet vetëm mbi bazë të parimeve dhe vlerave të përqafuara nga SHBA dhe BE, dhe me synim njohjen e ndërsjellë mes shteteve fqinje.

Duke folur për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Gërvalla e ka falënderuar Escobar për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në këtë rrafsh si dhe në të gjitha dimensionet e shtet-ndërtimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori