Vajza e patriotit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla-Schwarz, sot kur edhe është ditëlindja e Jusufit, ka folur për rrjedhën e hetimeve që shteti gjerman po bënë rreth këtyre vrasjeve politike.
Gërvalla ka thënë se 34 vite pas këtyre vrasjeve, hetimet kanë arritur në një stad krejt tjetër.
Ajo pret që njerëz të implikuar në këtë rast, kanë momentin e duhur që të korrigjojnë gabimet e bëra.
“Njerëz që nuk kanë qenë të implikuar direkt në vrasjen e tyre, por gjithsesi bëhet fjalë për njerëz që kanë qenë të implikuar në survejimin e tyre, në spiunimin e tyre. Kanë hyrë e kanë dalë në shtpëinë tonë, kanë hëngër bukë në shtëpinë tonë dhe në anën tjetër kanë përcjellur informacione tjetër kund. Tani e kanë momentin që të korrigjojnë gabimin e të kaluarës dhe të kontribuojnë, sepse edhe nëse nuk lajmërohen vet, drejtësia do t’ju trokasi në derë. Nuk kanë ku fshihen autorët e vrasjeve poltike, sepse edhe pas dekadash, dikush, pra drejtësia do ju torkasi ne derë”, tha Gërvalla për Radio Dukagjinin.
Donika Gërvalla-Schwarz, e pyetur nga drejtuesi i emisionit, ’Alo Mirëmëngjesi’, Fitim Behluli, se faktet aktuale të drejtësisë gjermane a çojnë në dyshimet se kush mund të kenë qenë ekzekutuesit, dhe referuar në thënien e Jusufit, para vdekjes, se ‘Në qoftë shqiptarë mos u gjet’ kurrë’, ka deklaruar, se mendon që ekzekutuesi të mos ketë qenë shqiptar.
“Nëse më pyetni personalisht, unë nuk besoj që ekzekutuesit kanë qenë nga radhët tona. Unë besoj se shqiptarë ishin ata që rreth e rrotul’ kanë kryer punët tjera. Ndërsa fjalia e babit (Jusufit):‘Në qoftë shqiptarë mos u gjet’ kurrë’, ka ardhur si vetëdije e tij se pala serbe çdo herë ka arritur të fus shqiptarët në grindje. Kjo thënie dëshpërusese e Jusufit, unë do të thoja, tani në vitin 2016 edhe në qoftë se është shqiptar le të sqarohet”,tha Donika Gërvalla, për Radio Dukagjinin, sot në ditëlindjen e Jusuf Gërvallës.
Gërvalla-Schwarz, optimizmin e saj për t’i shkuar deri në fund realitetit të atentatit dhe vrasjeve politike të Shtutgartit, ka deklaruar se e bazon në fakte, për të cilat nuk mund të flitet shumë në media për shkak të rrezikut të dëmtimit të hetimeve.
“Hetimet ne vitin 2016 kanë arritur në një stad krejt tjetër. Ka pasur një gjyq në Bavari. Gjykata e lartë e Bavarisë para disa javësh ka dënuar dy funksionarë të lartë të UDB-së Jugosllave, njëri ka qenë funksionarë i lartë i UDB-së Republikane të Kroacisë, ndërsa tjetri i Federatës. Me këtë Gjykata gjermane ka arritur të dëshmoi për herë të parë, fajësinë e urdhërdhënëse, pra është dënuar me burgim të përjetshëm një funksionar i lartë i UDB-së për vrasjen e një disidenti kroat dhe në kuadër të këtyre hetimeve kanë dalur në pah edhe fakte që kanë të bëjnë me vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut”, thënë Donika Gërvalla vajza e Jusuf Gërvallës.
Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik tëDeçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe Kadri Zekën, në Untergruppenbach në Gjermani. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes