LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas pavarësisë

Gërvalla: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas pavarësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nëse Kosova anëtarësohet në Këshill të Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas Pavarësisë së Kosovës.

Gërvalla ka deklaruar se vendimi për aplikim për anëtarësim në këtë mekanizëm është marrë në kohën e duhur.


“Tani është koha për të marrë vendimet e duhura. Prandaj, edhe kemi vendosur qe ketë vendim të rëndësishëm ta marrim tani. Ne besojmë që ky është hapi i duhur në kohën e duhur. Nga anëtarësimi fitojnë të gjithë dhe nuk humbet askush, fitojnë qytetaret e Kosovës, fiton rajoni, fiton Këshilli i Evropës”, ka thënë kryediplomatja në një konferencë për media të premten, raporton Telegrafi.


Donika Gërvalla – ministre e Jashtme e Kosovës

Sipas saj, Kosova ka mbështetje, edhe me shkrim, të shumë shteteve anëtare të Këshillit Evropës.

Ministrja e Jashtme ka thënë se nga bisedat me përfaqësues te Francës i është thënë se ky shtet e përkrah anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Donika Gërvalla dorëzon zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Donika Gërvalla dorëzon zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

“Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të Bashkimit Evropian edhe të Francës, ne na është thënë qe Franca e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse Franca ndërkohë mund të ketë ndonjë dilemë ne mund të bisedojmë por nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka folur edhe lidhur me afatet kohore të anëtarësimit të Kosovës në KiE, duke thënë se është një proces i gjatë.

“Kjo procedurë për shtete të ndryshme ka zgjatur. S’mund të them a zgjatë 1 vit a 7 vjet, apo vetëm disa muaj”, është shprehur ajo.

Gërvalla ka komentuar edhe paralajmërimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, se katër shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Ajo ka thënë se zyrtarisht Kosova nuk ka pranuar asnjë informacion nga asnjë shtet se do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës.

“Ne nuk kemi asnjë informacion nga asnjë shtet, fakti që vetëm pak orë pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës ata (Serbia) thonë që i kanë gati katër çnjohje tregon dy gjëra ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për çnjohje për dallim nga ajo çka deklarojnë publikisht”, ka thënë Gërvalla.

Serbia pretendoi sot se janë gati 4 shtete që të tërheqin njohjet e shtetësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori