Organizata GERMIN ka realizuar një analizë ku në detaje shpjegohen pengesat që kanë hasur qytetarët e diasporës gjatë Zgjedhjeve Lokale të mbajtura në fund të vitit të 2021.
“Problemet me regjistrimin, dërgimin dhe pranimin e zarfeve me fletëvotime nga jashtë si dhe mungesa e informimit dhe edukimit të duhur të votuesve, kanë përcjellë pothuajse çdo cikël zgjedhor, përfshirë edhe atë të Zgjedhjeve Lokale, raundi i parë i të cilave u mbajt me 17 tetor 2021 ndërsa raundi i dytë me 14 nëntor 2021”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se kjo analizë paraqet një përmbledhje të këtij procesi, përfshirë pengesat gjatë procesit të votimit nga jashtë dhe ofron një pasqyrë të detajuar të të gjitha operacioneve zgjedhore në kuadër të tij.
Në konkluzionet e nxjerra nga kjo analizë vërehet se ka pasur interes të shtuar të diasporës gjatë viteve të fundit, kjo sidomos nga numri i madh i aplikuesve për të votuar nga jashtë vendit, specifikisht në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.
“Ndikimi dhe interesi është parë edhe në zgjedhjet lokale 2021, ku numri i aplikuesve në krahasim me zgjedhjet paraprake të vitit 2017 është 7,000 aplikues më shumë. Në krahasim me zgjedhjet lokale të 2017, në këto zgjedhje përveç që interesi ka qenë më i madh edhe procesi i votimit nga jashtë ka kaluar më mirë dhe ka qenë më transparent. Vlen të theksohet se kësaj radhe, përjashtimisht rastit të Komunës së Dragashit, nuk janë vërejtur manipulime apo tendenca të tilla”, thuhet në analizë.
GERMIN ka nxjerr disa rekomandime që procesi i votimit nga jashtë të lehtësohet:
- Zhvillimi i një paltforme elektronike për aplikim për regjistrim në ueb-faqen e KQZ-së
- Votimi vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës
- Dërgimi i postës në ambasada dhe konsullata të Republikës
- Të (ri)shqyrtohet çështja e votimit nga jashtë në zgjedhjet lokale.
Analizën e plotë të GERMIN mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Hovenier: SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës

Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për ngjarjet në veri të Kosovës

Deputeti shqiptar: Kosova nuk është vetëm, rënia e çështjes së veriut e çon Vuçiqin në negociata pa kushte dhe shantazhe

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite