LAJMI I FUNDIT:

Gere: Ndërtimi i vendbanimeve izraelite është provokim dhe rrënon paqen

Gere: Ndërtimi i vendbanimeve izraelite është provokim dhe rrënon paqen

Aktori amerikan, Richard Gere, ka qëndruar në Izrael për të marrë pjesë në premierën e filmit “Norman”.

Qëndrimin e tij atje, 67-vjeçari e ka shfrytëzuar për të vizituar disa organizata që punojnë për pajtimin e izraelitëve dhe palestinezëve dhe krijimin e kushteve për bashkëjetesën e tyre.

Megjithatë, ndërtimin e vendbanimeve izraelite, Gere e ka quajtur si provokim që dëmton procesin paqësor mes dy popujve.


Ndërtimet izraelite në Bregun perëndimor

“Është e dukshme se ky okupim shkatërron gjithçka dhe nuk ka mbrojtje për këtë. Vendbanimet janë një provokim absurd dhe krejtësisht jolegale, meqenëse nuk janë pjesë e programit të dikujt që vërtet dëshiron proces paqësor. Të jem më i qartë, e dënoj dhunën nga të gjitha palët, sepse izraelitët duhet të ndihen të sigurt, por palestinezët nuk duhet të ndihen të dëshpëruar”, ishte mesazhi aktorit.

Bashkësia ndërkombëtare ndërtimin e këtyre vendbanimeve e konsideron si pengesë për formimin e shtetit palestinez.

Në Jerusalemin lindor jetojnë rreth 200.000 hebrenj dhe 370.000 palestinezë. Situata nuk dallon shumë edhe në Bregun perëndimor sa i përket përqindjes së banorëve. Në mbi 100.000 vendbanime hebreje jetojnë më shumë se gjysmë milioni hebrenj, derisa në të njëjtën zonë jetojnë afro 2.5 milionë palestinezë.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, vendbanimet në Jerusalemin lindor dhe në Bregun perëndimor janë krejtësisht jolegale. /Telegrafi/

Richard Gere e promovoi filmin “Norman” në Izrael

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori