LAJMI I FUNDIT:

Georgina feston ditëlindjen e hidhëruar pasi u zbuluan mesazhet e Cristianos për bukuroshen Rhian Sugden (Foto)

Georgina feston ditëlindjen e hidhëruar pasi u zbuluan mesazhet e Cristianos për bukuroshen Rhian Sugden (Foto)

I vënë përballë akuzave se i ka dërguar një “breshëri” mesazhesh në orët e natës modeles joshëse Rhian Sugden, Cristiano Ronaldo është parë disi “i ndrydhur” kur mbërriti në plazhet e Marbellas të dielën, teksa shoqëronte nga shumë pranë të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Ylli 32-vjeçar i Realit të Madridit ishte atje për të festuar 24-vjetorin e lindjes së Georginës, e u pa duke i hedhur njërin krah mbi shpinë, si për të treguar se kërkon ta mbajë afër nga zërat që duan “përçarjen” e çiftit.


Cristiano është fotografuar nga shumë pranë duke i bërë gjestin mbrojtës të dashurës së tij, e cila vetëm pak muaj më parë, në nëntor, solli në jetë fëmijën e tij të katërt dhe të parin e çiftit.

Megjithatë, Georgina nuk u duk e gëzuar, siç duhej të ishte në një festë përvjetori të ditëlindjes së saj, por disi e ngrysur.

Ish-punonjësja e “Gucci”, e cila u takua për herë të parë me futbollistin e famshëm në një shfaqje të “Dolce & Gabbanas” në vitin 2016, sërish dukej në formë sa i përket përzgjedhjes së veshjeve.

Veç Alanës, vajzës më të fundit me Georginës, Cristiano është baba edhe i Cristiano Jr., 7 vjeç, që mendohet të jetë sjellë në jetë nga një nënë surrogate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e binjakëve Eva e Mateo, që gjithashtu kanë lindur në një spital amerikan e më pas janë sjellë në Madrid, ku jetojnë me nënën birësuese.

Ronaldo ende nuk është prononcuar për rastin në fjalë. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori