LAJMI I FUNDIT:

Genta: Jeta ime nuk është në shitje

Genta: Jeta ime nuk është në shitje

Njëri nga hitet e momentit i titulluar “Shake it”, bashkëpunim ky mes grupit Etnon dhe këngëtares Genta Ismajli, riktheu këtë të fundit në vëmendjen e publikut dhe medias.

Por, këngëtarja kohëve të fundit është përfolur edhe rreth jetës së saj private dhe një lidhje të mundshme me një amerikan, transmeton Telegrafi.


Në një intervistë për “Bluetooth” Genta ka mohuar këto thashetheme duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se udhëtimet në Amerikë i bën për të vizituar familjen.

“Jo, nuk është e vërtetë. Në Shtetet e Bashkuara qëndroj për shkak të familjes sime dhe të impenjimeve të mia atje, por jo për shkak të këtyre thashethemeve. Nuk ka asnjë të re ende. Megjithatë, nuk më pëlqen shumë të diskutohem për këtë, por për muzikën. Jeta ime private nuk është në shitje”, ka thënë artistja.

Ndryshe “Shake it” ka arritur që brenda pak ditësh të prekë milionat e klikimeve në kanalin “Youtube” duke u shndërruar në hit të menjëhershëm./Telegrafi/