Frikë dhe kaos në një shkollë teksa tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet, nxënësit bërtasin të tmerruar


Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 në Filipine.
Valët e cunamit kanë filluar në gjashtë zona të Mindanaos, sipas Institutit Filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
Zonat e prekura janë kryesisht përgjatë bregdetit jugor të Mindanaos, me valët më të larta të matura në 1.4 metra.
Janë raportuar gjithashtu mbi 138 lëkundje pasuese me magnitudë nga 1.3 deri në 6.7 ballë.
Zyrtarët aktualisht vlerësojnë se tërmeti ka dëmtuar 37 ndërtesa.
Një paralajmërim për cunami është lëshuar gjithashtu për disa fqinjë australianë pas tërmetit, i cili goditi brigjet e Filipineve të hënën në mëngjes.
Disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur nxënësit e një shkolle në Filipine përpiqen të strehohen gjatë tërmetit të fuqishëm.
Ata shihen të tmerruar dhe dëgjohen duke bërtitur.
Gjatë lëkundjeve, një pjesë e strukturës së shkollës u shemb, por fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar. /Telegrafi/





































