Genta Ismajli është njëra nga artistet më të pëlqyera të estradës, e cila vazhdon të jetë në top formë përkundër viteve të shumta që gëzon në estradë. 

Këngëtarja nga Gjilani po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.


Gjatë ditës së sotme (e martë), ajo ka realizuar një fotosesion të veçantë, në të cilin vjen tërësisht ndryshe, saqë vështirë se mund ta njihni.

72205506 133614088049113 5808008645721114768 n 1 Genta Ismajli shkëlqen në fotosesionin e ri (Foto: Instagram)

E veshur me kostum të zi e dekolte të hapur, bukuroshja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me këtë dukje joshëse, teksa ky stil i flokëve e bën të duket edhe më unike.

Ndërkohë, marrë parasysh pamjen tërheqëse nuk kanë munguar edhe komplimentet nga ana e ndjekësve të saj.

71672825 777850599316427 7935333430157163921 n Genta Ismajli shkëlqen në fotosesionin e ri (Foto: Instagram)

Këtë kohë, Genta ka qenë duke shijuar disa ditë qëndrimi në Turqi, madje mediat atje kanë shkruar se artistja po vjen në bashkëpunim me një këngëtar të njohur turk, emrin e të cilit nuk e kanë bërë publike akoma.

Sa i përket projekteve muzikore, "Zjarr" mbetet kënga e fundit e publikuar nga Ismajli që u prit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/