Genta Ismajli ka lansuar këngën e saj të radhës në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore Labinot Tahiri.

Kënga e paralajmëruar kohë më parë nga Genta titullohet “Shkurt e shqip” pritet të jetë një hit i verës, transmeton Telegrafi.


Projekti, që dominohet nga muzika ritmike e kombinuar nga elemente popullore, vjen i shoqëruar edhe me videoklip, që është realizuar nga produksioni “Urban Graphics”.

Klipi sapo është lansuar në YouTube në kanalin zyrtar të Gentës. /Telegrafi/