LAJMI I FUNDIT:

Genesis Special GV70 për shtigje të vështira

Genesis Special GV70 për shtigje të vështira

Genesis GV70 është një veturë sportive, por nuk është saktësisht ajo që pronarët po e zgjedhin për shtigje të vështira. Sidoqoftë, modeli i ri i saj është më ndryshe.

Njihet si GV70 Project Overland, dhe modifikimet që ka përjetuar pritet ta bëjnë atë më të përshtatshme për sipërfaqe të ndryshme.


Raportohet se modeli i ri i GV70, ka lartësi më madhe nga toka, deri te rrotat e mëdha të cilat e stabilizojnë drejtimin edhe në sipërfaqe më të vështira.

Modifikime janë bërë edhe në pjesën e përparme të GV70 duke i montuar drita LED.

Modeli i ri i Genesis, do të ekspozohet në panairin e makinave Essen në Gjermani, që do të zgjasë nga 1 deri më 10 dhjetor.

Por kjo nuk është hera e parë që ne e shohim këtë GV70 të veçantë.

Kjo për faktin se Genesis ka publikuar fotot të të njëjtit model në tetor, duke përdorur atë për promovimin e një tende për kamping. /Telegrafi/