LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj reagon për vdekjen e Arlind Gjikollit: Ma këpute shpirtin Gjiklo, ma ndave zemrën në dyshe o njeri i mirë

Genc Prelvukaj reagon për vdekjen e Arlind Gjikollit: Ma këpute shpirtin Gjiklo, ma ndave zemrën në dyshe o njeri i mirë

Të hënën, më 5 dhjetor, u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti, Arlind Gjikolli i njohur edhe si Gjikla.

Shumë personalitete nga politika, arti dhe televizioni ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

Në mesin e tyre edhe reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, i cili u shpreh i prekur në një shkrim në faqen e tij të Facebook.


“Ma këpute shpirtin Gjiklo. Ma ndave zemrën në dyshe o njeri i mirë. Pusho në paqe mik i dashtun”, ka shkruar Prelvukaj.

Gjikla, siç e quanin të gjithë të afërmit dhe miqtë, ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.

Në dhjetë vjetët e fundit, Gjikla ishte COO (Drejtor Menaxhues) i Telegrafit. Si person që jetonte me kohën dhe që donte përparimin, ai dha kontribut të madh në zhvillimin dhe rritjen e këtij portali. Gjikla ka qenë një nga shtyllat e risive teknologjike që Telegrafi çdo vjet ka sjell për lexuesit shqiptarë.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, e martë (6 dhjetor) në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Pejës. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, rruga “Mbretëresha Teutë”, numër 89. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?

Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?

Magazina
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo

Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo

Magazina
Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Magazina
Bardhi publikon këngën e re

Bardhi publikon këngën e re "Çikës Tem", zbulon edhe shumë probleme personale

Magazina

"Mu përmbys bota në ato momente", Blerta Kllokoqi rrëfen letrën që mori nga Ukë Rugova gjatë kohës që ai ishte në burg

Magazina
Pamela Anderson elegante me një kostum të bardhë në Festivalin e 20-të të Filmit në Cyrih

Pamela Anderson elegante me një kostum të bardhë në Festivalin e 20-të të Filmit në Cyrih

Magazina
Kalo në kategori