Genc Prelvukaj ‘live’, ashtu si nuk e keni dëgjuar më parë (Audio)

Genc Prelvukaj ka interpretuar live këngën e titulluar “I the jo zemrës tënde” në emisionin NIN të Klan Kosovës nën ritmet e kitarës së Enur Pakashticës dhe ‘sample’ nga Dj Dagz.
Është hera e parë që realizohet një performancë e këtillë te ne nga zhanri i hip-hopit, ndërsa kënga ka vetëm dy instrumente, diçka krejt ndryshe nga ajo që ka bërë në të kaluarën reperi i grupit “Etnon”..
Tema e këngës ka të bëjë me një femër që braktis të dashurin për para dhe më pas pendohet.
“Kohëve të fundit, ky fenomen është shpërndarë shumë. Kur lidhja prishet për shkak të lakmisë në gjëra materiale”, ka thënë Genci për Telegrafi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/11/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































