LAJMI I FUNDIT:

Geer nuk komenton letrën e ambasadorit austriak në Shkup: Angazhohemi për reforma në gjyqësor

Geer nuk komenton letrën e ambasadorit austriak në Shkup: Angazhohemi për reforma në gjyqësor
Foto: AIM

Kreu i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori David Geer, nuk komentoi pretendimet në letrën e ambasadorit austriak për dëmin e shkaktuar një kompanie austriake në një proces gjyqësor.

Geer tha se në RMV duhet të krijohen kushte për investime të huaja, në mënyrë që të përfitojë ekonomia e vendit dhe qytetarët.


“Siç thashë, nuk dua të komentoj këtë rast, këtë letër. Është e qartë se është e rëndësishme që ne si diplomatë të bëjmë çmos për të promovuar një mjedis pozitiv për investime, sepse është në interesin e përbashkët – të bizneseve nga BE-ja, por edhe të bizneseve dhe qytetarëve këtu. Në përgjithësi, siç e dini, ne si BE si dhe shtetet anëtare jemi shumë të angazhuar në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi. Një nga arsyet për këtë është të sigurohet që këtu të ketë një mjedis atraktiv të biznesit në mënyrë që të keni më shumë investime të huaja direkte në vend, në Veles, në qytete të tjera, të cilat do të sjellin vende pune dhe përfitime të tjera praktike për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Geer i pyetur nga gazetarët në lidhje me letrën e ambasadorit austriak.

Ndryshe, ambasadori austriak Georg Vutsas, dje në një letër të hapur drejtuar mediave me titull “Çfarë do të mbizotërojë?” Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e investimeve austriake në Maqedoninë e Veriut apo marrëveshje kriminale për kapjen e gjyqësorit dhe zyrtarëve juridikë”, akuzoi se kompanitë “DENA” dhe “GLOBAL” kanë kapur organet e drejtësisë dhe zyrtarët (ekzekutivë dhe noterë) në rastin e investimit austriak në vendin e AMMA Import Export GmbH (AMMA), me seli në Hohenems, Austri, dhe bëri thirrje për “largimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të njëanshëm në këto raste”.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori