LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja ruse që gjatë transmetimit live u fut në studio me transparent kundër agresionit rus, përfundon në arrest shtëpiak

Gazetarja ruse që gjatë transmetimit live u fut në studio me transparent kundër agresionit rus, përfundon në arrest shtëpiak

Gjyqi në Moskë ka urdhëruar që ish-redaktorja e televizionit publik rus Marina Ovsyannikova t’i nënshtrohet arrestit shtëpiak, me një kohëzgjatje prej dymuajsh lidhur me qëndrimet e saj kundër pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas vendimit të gjykatës, Ovsyannikova është dënuar për përhapje të lajmeve të rreme për ushtrinë ruse dhe për këtë do të jetë në arrest shtëpiak për dy muaj, transmeton Telegrafi.


Megjithatë nëse ajo në fund shpallet fajtore, rrezikon të dënohet me 10 vite burgim, shkruan CNN. Ajo akuzohet se në urën mbi lumin Moska, ka mbajtur transparentin me fotografi kundër luftës në Ukrainë.

Ushtarin rus e zë gjumi në pyll, e zë ushtari ukrainas – publikohen pamjet e këtij momenti
Lexo po ashtu Ushtarin rus e zë gjumi në pyll, e zë ushtari ukrainas – publikohen pamjet e këtij momenti

Ovsyannikova ka lindur në Ukrainë, dhe është bërë e njohur për shkak se gjatë transmetimit të lajmeve live, ishte futur në studio në televizionin publik rus me transparent kundër luftës.

Për shkak të kundërshtimit të ofensivës ruse në Ukrainë, Ovsyannikova është arrestuar dhe dënuar disa herë. Të martën hetuesit janë futur në shtëpinë e saj dhe kanë kryer bastisjes, ku më pas është dërguar për intervistim në polici.

Të njëjtën ditë e përditshmja Novaja Gazeta është dënuar me 350 mijë rubla (5.700 dollarë amerikanë), për “keqpërdorim të lirisë mediale”.

Kjo e përditshme u dënua për shkak të një reportazhi nga Khersoni – qytet në Ukrainë nën kontrollin e ushtrisë ruse. /Telegrafi/