LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja fyen të dashurën e aktorit turk Arduc: Çfarë sheh ai tek ti

Gazetarja fyen të dashurën e aktorit turk Arduc: Çfarë sheh ai tek ti

Baris Arduc dhe Gupse Ozay janë një nga çiftet më të diskutuar të momentin. Duket se e gjitha bota është kundër dashurisë së dy aktorëve, të cilët jo vetëm që kanë diferencë në moshë (Gupse është disa vite më e madhe), por siç shprehen fansat e tyre, dy aktorët dallojnë edhe në pamje.

Baris, i cilësuar si një nga meshkujt më të bukur në Turqi, mendohet se duhet të ketë në krah një tjetër grua. Edhe pse e pakuptimtë përderisa në mes është dashuria, fansat e dy aktorëve nuk e pranojnë personin që idhulli i tyre ka në krah.


Kjo çështje është kthyer në shqetësim edhe për dy aktorët të cilët marrin vazhdimisht komente negative për marrëdhënien e tyre. E fundit ka qenë gazetarja Hulya Avas.

E ftuar në programin e saj, komediania Ozay është përballur me një pyetje më se të drejtpërdrejtë “Çfarë sheh ai tek ty?”.

Fillimisht të gjithë u shokuan nga kjo pyetje por Gupse e mori shumë me sportivitet. Aktorja shpërtheu në të qeshura dhe më pas th: “Kam shumë besim në vetvete dhe mendoj se është e thjeshtë, ai tërhiqet nga unë, e kam bërë për vete”, u shpreh Ozay.

“Djemtë i pëlqejnë vajzat që i bëjnë për të qeshur. Unë nuk jam xheloze në përgjithësi në marrëdhënien tonë, përkundrazi mundohem ta mbështes gjithmonë Baris-in”, përfundoi aktorja e “Deliha”./ Living