Gazetari Shkumbin Pireva zbulon se kujt i faturohet faji për eliminimin e Francës nga Botërori


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit, analizuan në detaje gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, si dhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.
Gazetari Shkumbin Pireva ka analizuar disfatën e Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinale të Botërorit, duke treguar pse ky eliminim ndodhi për faj të trajnerit Didier Deschamps.
“Deschampsit i faturohet eliminimi, sepse ne e kemi përmendur disa herë, por edhe në 2018 kur e fiton Kupën e Botës e ka zhvilluar atë sistemin që e kemi përmendur me tre mesfushorë, po me Rabiotin ose në atë kohë me Matuidin që bëhej mesfushori i katërt ose anësor”.
“Unë e kam pritur, domethënë kam qenë i bindur që do ta bëj të njëjtën lëvizje me tre mesfushorë, me Tchouamenin edhe Konen eventualisht Kanten dhe njërin prej Tchouamenit ose Kones dhe në të majtë ta avancojë Rabiotin”.
“Kjo kur në momentet defanzive ose kur nuk e kanë topin ta kenë më të populluar mesfushën, por nuk e bëri dhe ky ishte një prej gabimeve që doli të jetë vendimtar”, ka thënë Pireva.
Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com











































