LAJMI I FUNDIT:

Gazetari Kajtazi thotë se ia larguan motrën nga puna për shkak të raportimeve të tij 

Gazetari Kajtazi thotë se ia larguan motrën nga puna për shkak të raportimeve të tij 

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka thënë sot se motra e tij  i është larguar nga puna për shkak të raportimeve të tij.

Ai ka thënë se dy ditë pas publikimit të artikullit ku tregohej punësimi i një 20 vjeçareje në postin e shefes së kabinetit, i pari i Komunës së Mitrovicës është hakmarrë ndaj gazetarit Kajtazi, duke i larguar motrën nga puna.


Ndryshe, ditë më parë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga gazetari Shkumbin Kajtazi, se ka pranuar një kërcënim nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Hakmarrja e gabuar e Agim Bahtirit ndaj meje: Ma largoi motrën nga puna

Për disa vite që kur kam vendosur që t’ia kushtoj jetën profesionit, ama bash krejt jetën, kam pasur me dhjetëra a qindra kërcënime, fyerje, shantazhe e çka jo. Që në fillimet e këtij profesioni, secili që dëshiron të bëhet gazetar e di që gazetaria dhe rreziku shkojnë bashkë. Ky i fundit që erdhi nga kryetari i Mitrovicës ishte i gërditshëm, por jo i papritshëm. Kështu që, e mora njëlloj me sportivitet.

AGK: Agim Bahtiri kërcënoi gazetarin Shkumbin Kajtazi
Lexo po ashtu AGK: Agim Bahtiri kërcënoi gazetarin Shkumbin Kajtazi

Mirëpo, Agim Bahtiri ka zgjedhur t’i qërojë hesapet me mua duke mos u ballafaquar drejtpërdrejtë me mua, por me familjarët e mi. Kësaj here me motrën time, të cilën e largoi nga puna dy ditë pas tekstit për punësimin e shefes së kabinetit, për të cilin tekst mora edhe kërcënimin.

Bahtiri, përmes djalit të tij Valonit, e ka larguar motrën time, Ferdije Tahirin, nënë e tre fëmijëve nga martesa 16-17 vjeçe, nga vendi i saj e punës që e mbante për më shumë se dy vite e gjysmë.

Reagon Komuna e Mitrovicës rreth lajmit për kërcënimin e gazetarit Shkumbin Kajtazi
Lexo po ashtu Reagon Komuna e Mitrovicës rreth lajmit për kërcënimin e gazetarit Shkumbin Kajtazi

Ferdija punonte në fabrikën e kërpudhave ‘Hirano Mushroom’, ku një prej drejtorëve është djali i kryetarit. Punësimi i saj aty nuk kishte asnjë lidhje me mua, pasi të dy nisëm punën më 1 shkurt 2016. Bile unë në Gazetën Monitor, në kohën kur s’më njihnin as 100 njerëz. D.m.th, punësimi i saj nuk kishte asnjë lidhje me mua, andaj edhe largimi për t’i qëruar hesapet me mua, është gjest i ulët.

Përveç kësaj, Ferdija kishte kontratë dhe anekse të vazhdimit të kontratës në vendin e saj të punës, ku ishte cilësuar prej punëtoreve më të mira. Këtë e konfirmon edhe aneksi i rritjes së pagës vetëm 4 muaj më herët. Por, si largohet punëtorja më e mirë? E thjeshtë: Nëse e ka vëllanë gazetar, e nëse ka rastësisë që ai ta kryejë punën e tij.

Këtë arsyetim ia kishte dhënë Valon Bahtiri motrës sime atë ditë. “Vëllai yt po shkruan për babën tem, s’ka vend për ty mo”, i kishte thënë në sy të dy udhëheqësve të fabrikës.

Madje, Valoni që guximin e kishte merak ta shprehte në sy dhe para njerëzve të pafuqishëm, më kishte dërguar selam për motrën time. “Thuj atij, nuk mbetet me qikaq”, kishin qenë fjalët e tij për mua.

Dhe, a e dini pse gjithë këto kërcënime e hakmarrje? Sipas tyre, i ‘paskam prekur në moral’. Të dashur, lexojeni tekstin dhe e shihni se aty nuk ka asnjë detaj rreth moralit të askujt. Unë veç i kam paraqitur faktet, e në qoftë se ato fakte i kanë prekur në moral, unë faktet s’i kam krijuar.

Sidoqoftë, dua ta përsëris se sharjet dhe fyerjet nga njerëz si Agim Bahtiri dhe i biri Valoni, as që më bëjnë përshtypje. Puna ime flet vet, dhe më duhet ta potencoj se nga ajo iu dridhen këmbët që të dy këtyre tipave, përndryshe as atyre nuk do u bënte përshtypje pse një gazetar shkruan për të. Ajo që më bën përshtypje është niveli i ulët njerëzor i këtyre dy personave që përdorën një nënë të tre fëmijëve për t’u hakmarrë ndaj meje.

Edhe një gjë që s’mund ta lë pa përmendur, është një viktimë tjetër. Një djalosh me mbiemër Kajtazi ishte përjashtuar po atë ditë nga puna, vetëm e vetëm se kishte mbiemrin si timin. Djaloshi ishte nga Vushtrria dhe as që më njihte.

Unë i them kryetarit se gabimi i parë i tij ka qenë kur ka menduar se mund të ketë sukses me ndonjë kërcënim, presion a shantazh. I dyti është kur ka provuar. Në mos qofsha unë që do të raportojë për ty, kryetarin e qytetit tim, do të jetë një gazetar tjetër, pastaj një tjetër; pasi kjo punë s’është imja personale, është e secilit gazetar. Ti s’mund të gjithëve t’u hakmerresh, por as je i pari që do të kishte dëshirë të mund t’u hakmerrej të gjithëve.

Agim, marrja nuk të mbyt. Ama, prej saj nuk lahesh lehtë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori