LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i afërt me Man United kapi momentin tensionues mes Erik ten Hag dhe Harry Maguire

Gazetari i afërt me Man United kapi momentin tensionues mes Erik ten Hag dhe Harry Maguire

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag mund të ketë vendosur për fatin e Harry Maguire, pasi një moment i tensionuar mes tyre u pa në humbjen dërrmuese të së enjtes ndaj Sevillas.

United u eliminua nga Liga e Evropës pas humbjes 3-0 ndaj skuadrës spanjolle në Andaluzi.


Me barazimin e çerekfinaleve 2-2 pas ndeshjes së parë në Old Trafford, United bëri fillimin më të keq të mundshëm në ndeshjen e dytë.

Sevilla nokauton Manchester Unitedin, fitore bindëse dhe kalim në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Sevilla nokauton Manchester Unitedin, fitore bindëse dhe kalim në gjysmëfinale

Një gabim katastrofik nga Maguire, i cili u kap në posedim në skajin e zonës së tij pas një pasimi të tmerrshëm nga David de Gea, i lejoi Youssef En-Nesyrit të kalonte Sevillan në epërsi pas vetëm tetë minutash.

Loic Bade i dha skuadrës së La Ligës epërsinë e dyfishtë nga një goditje nga këndi pak pas pjesës së parë, përpara se një gabim tjetër i madh nga De Gea në fund të pjesës i lejoi En-Nesyrit të shënonte të dytin në ndeshje.

Ishte një humbje jashtëzakonisht e turpshme për United, i cili dukej i humbur pa dyshen e lënduar Lisandro Martinez dhe Raphael Varane në mbrojtjen qendrore dhe nën kapitenin e pezulluar Bruno Fernandes.

Gjithashtu ngre pyetje të mëtejshme mbi të ardhmen e Maguires, i cili ka dhuruar një sezon makthi pasi u la në bankinë nga Ten Hag në fillim të sezonit.

Gazetari i Manchester Evening News, Samuel Luckhurst, vuri re një moment tensionues mes Maguire dhe Ten Hag gjatë pjesës së parë.

Duke reflektuar mbi gabimin e Maguire për golin e parë të Sevillas, Luckhurst shkroi: “Simpatizuesit e Maguire do ta kritikojnë De Gean, por Maguire kërkoi topin kur u rrethua nga lojtarë me fanella të Sevillas. Ata i kishin të gjitha qoshet e mbuluara”.

Notat e lojtarëve, Sevilla 3-0 Man Utd: En Nesyri shkëlqen, De Gea më i dobëti
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Sevilla 3-0 Man Utd: En Nesyri shkëlqen, De Gea më i dobëti

“Gjatë një pauze në minutën e 28-të, Ten Hag në fakt e thirri Maguiren afër vijës së fushës për t’i thënë ca fjalë”.

Duke folur pas ndeshjes, Ten Hag u përpoq të fshihte zhgënjimet e tij me De Gean dhe Maguiren.

“Është e qartë. Kur bëjmë gabime të tilla, është e vështirë të fitosh një lojë futbolli”, deklaroi ai për BT Sport.

“Është një problem dhe ne duhet ta pranojmë atë, por kundër Brighton, ne kemi një mundësi për të punuar në këtë. Ju keni parë atë që kam parë unë. Ne nuk ishim të qetë”.

United do të duhet të rikthehet shpejt pasi ata do të përballen me Brightonin në gjysmëfinalen e tyre të FA Cup në Wembley të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori