LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët prej sot mund të përdorin falas të dhënat e Regjistrit Qendror në Maqedoni

Gazetarët prej sot mund të përdorin falas të dhënat e Regjistrit Qendror në Maqedoni

Me vendim të qeverisë, gazetarët prej sot do të mund të marrin informacione falas nga Regjistri Qendror, por në kërkesë duhet të theksohen qëllimet e shkrimit nga gazetari.

“Ju informojmë se në pajtim me draft-versionin nga seanca e 26-të e Qeverisë së Maqedonisë, e mbajtur më 05.09.2017, në lidhje me pikën 23 – Qasje falas të gazetarëve në dokumentet publike të nxjerra nga Regjistri Qendror i Maqedonisë dhe Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri, do të mundësohet çdo gazetar, i cili do të dorëzojë kërkesë të përdorë informacionet falas”, thonë nga Regjistri Qendror.


Ata shtojnë se mediumet që do të përdorin të dhënat nga Regjistri Qendror, do të njoftohet se ato duhet t’i përdorin vetëm për qëllimet e dorëzuara në kërkesë dhe ndalohet keqpërdorimi i të njëjtave./Telegrafi/