LAJMI I FUNDIT:

Gazeta britanike mori një telefonatë misterioze, 20 minuta para se të vritej Kennedy

Gazeta britanike mori një telefonatë misterioze, 20 minuta para se të vritej Kennedy

Një gazetë britanike mori një telefonatë anonime për një “lajm të madh” në Shtetet e Bashkuara, disa minuta para se Presidenti John F. Kennedy të qëllohej për vdekje, thuhet në dosjet e sapo lëshuara.

Një grup prej 2,800 dokumentesh të deklasifikuara përfshin një memor nga CIA, drejtuar drejtorit të FBI-së, të datës 26 nëntor 1963, në lidhje me një telefonatë të marrë nga Cambridge News më 22 nëntor, ditën kur Kennedy u vra në Dallas.


Dosja e zëvendës drejtorit të CIA-s James Angleton thotë se telefonuesi tha se “gazetari i lajmeve të Cambridge News duhet të telefonojë Ambasadën Amerikane në Londër, për një lajm të madh dhe pastaj e mbylli”, transmeton bota.al.

Memoja thotë se shërbimi i inteligjencës i Britanisë MI5 llogariti që telefonata u bë 25 minuta përpara se Kennedy të vritej.

Ai tha se gazetari që mori telefonatën “është i njohur për ta si një person i qartë dhe besnik, pa probleme sigurie”.