Mesfushori i Barcelonës, Gavi, beson se dominimi i ekipit të tij kundër Real Madridit sezonin e kaluar ka lënë një ndikim të fortë tek rivali i përjetshëm.

"Sigurisht që ata (Real Madridi) janë seriozisht të shqetësuar", u shpreh Gavi në një intervistë të fundit.


“Ishte katër nga katër El Clasico sezonin e kaluar – një gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është e kuptueshme që kjo i shqetëson”.

Ai shtoi: “Ne ishim spektakolarë sezonin e kaluar, ndërsa ata nuk fituan asgjë. Këtë vit janë përforcuar me disa lojtarë shumë të mirë, për të qenë i sinqertë, por do të shohim si do të shkojë sezoni”.

Gavi gjithashtu vuri theksin te besimi që Barcelona ka në vetvete: “Ata kanë një skuadër të fortë, por ne duhet të jemi vetvetja – dhe kjo mjafton”.

Nëse fjalët e Gavit do të dalin të sakta apo do t'i kthehen në bumerang gjatë sezonit të ri, mbetet për t’u parë. Një tjetër sezon i zjarrtë mes dy gjigantëve spanjollë është në horizont. /Telegrafi/

telegrafi sport app