Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi ka prezantuar raportin e shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 për pesë kategori.
Sipas Loshit shpenzimet e Kuvendit janë në shumën 3 milionë e 880 mijë e 950 euro ose 35.74 për qind e realizmit të buxhetit për 2023.
Gati 4 milionë euro shpenzime të Kuvendit të Kosovë, deputetë e opozitës dhe mazhorancës ankohen për mungesë kushteve për punë, shkruan kp.
Deputeti nga Vetëvendosje, Visar Korenica ka adresuar kritika ndaj anëtarëve të administratës së Kuvendit. I njëjti ka kërkuar përgjigje lidhur me pajisjet elektronike në Kuvend për votim, i cili shtoi se tash e disa vite nuk janë funksionale.
“Statusi i pajisjeve të Kuvendit që nuk janë funksionale tash e një kohë po krijon probleme gjatë votimit, shpeshherë edhe zërimi nuk është në rregull. Çka nuk po funksionon me pajisjet e zërimit, nuk është në funksion të plotë sistemi apo vetëm pjesa e votimit.
Duhet dikush ta marrë përgjegjësinë pse sistemi nuk funksionon pothuajse për tri vjet. Nuk mund t’i pranojë arsyetimet, nuk ka mundësi mos me pas një operator që e kryen një punë teknike”, tha Korenica.
Për këtë, Loshi tha se ka probleme teknike dhe se përgjegjësia nuk është tek Administrata e Kuvendit.
“Sa i përket pajisjeve ka probleme disa vite, kur një pjesë e mikrofonave nuk janë funksional. Nuk ka përkrahje, nuk prodhohen më këto pajisje, nuk ka në treg, prodhuesi ka mbyll sa i përket atij lloji. Në të dy rastet ka probleme teknike, për atë qëllim është planifikuar buxheti për blerjen e pajisjeve të reja. Ky projekt është në procedurën e realizimit. Përgjegjësia nuk është tek Administrata e Kuvendit”, tha Loshi.
Ndërkaq deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku tha se shpenzimet e kryetarit të Kuvendit duken të jenë të goxha të jashtëzakonshme, derisa kërkoi edhe shpjegime për to.
“Mbi 51 mijë euro janë shpenzuar për kryetarin dhe kabinetin e tij për shëtitje brenda dhe jashtë vendit për dreka dhe darka. Duket goxha një shpenzim i jashtëzakonshëm, a ka pasur planifikime. Është një shpenzim i jashtëzakonshëm, a ka pasur planifikime aq të mëdha për një periudhë kaq të shkurtër”, tha Lushtaku.
Për këtë Loshi tha se sa i përket këtyre shpenzimeve vendos Kryesia e Kuvendit.
“Çdo shpenzim i kryetarit, e nënkryetari, deputetit për udhëtim zyrtare brenda dhe jashtë për akomodim bëhet me vendim të Kryesisë. Çdo shpenzim administrate, Kuvendi e zbaton, ka për detyrë dhe obligim t’i zbatoj vendimet. Vendimet e Kryesisë janë të detyrueshme për zbatim nga administrata e Kuvendit”, tha Loshi.
Ankesa pati edhe nga deputeti i AAK-së Pal Lekaj.
Lekaj po ashtu ngriti sërish shqetësimin për zyrat e deputetëve. Sipas tij takimet e punës po bëhen në kafene për shkak të mungesës së zyrave.
“Është kërkesë që të kemi zyra. Sa keni tentuar që të gjeni hapësira që të akomodohen deputetet? Kërkesa është e kamotshme, por s’është realizuar, vetëm një zyrë dhe jo t’i bëjmë takimet në kafene, jemi në këtë gjendje”, tha Lekaj.
Lidhur me këtë, Loshi tha se për momentin nuk ka ndonjë zgjidhje për këtë çështje.
“Për momentin nuk është që ka një objekt ose zgjidhje të caktuara për këtë çështje”, tha Loshi. /KP/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpallen 20 fitues në lojën e Emona Center

Holiday In Resort po zgjerohet me objektin e ri

Hidratohu dhe ruaje sistemin imunitar gjatë dimrit me ujin Alkaline Ph9+

Këtë të premte në HaPiTe Space: Si ta fillosh një Podcast?

Bizneset shqiptare në Zvicër hapin dyert për kosovarët, në Kosovë nisin strategjitë për ruajtjen e punëtorëve

Studentët nga Kosova tani mund të pajisen me diplomë Amerikane dhe të punojnë për kompanitë në SHBA

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj