LAJMI I FUNDIT:

Gati 1,000 fëmijë të vrarë ose të plagosur në Ukrainë, thotë UNICEF

Gati 1,000 fëmijë të vrarë ose të plagosur në Ukrainë, thotë UNICEF

Të paktën 972 fëmijë në Ukrainë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i ofensivës së Rusisë, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

“Përdorimi i armëve shpërthyese ka shkaktuar shumicën e viktimave të fëmijëve. Këto armë nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, veçanërisht kur përdoren në zona të populluara siç ka ndodhur në Ukrainë”, tha në një deklaratë Catherine Russell, drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it.

Ajo shtoi se shifra e dhënë llogaritet vetëm për rastet që OKB-ja kishte mundur të verifikonte dhe paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave pritej të ishte shumë më i lartë, transmeton Telegrafi.


“Edhe një herë, si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që të mos rezultojnë në dëmtimin e fëmijëve”, tha Russell.

“Ndërkohë, përtej tmerrit të fëmijëve që vriten ose lëndohen fizikisht në sulme, pothuajse çdo fëmijë në Ukrainë është ekspozuar ndaj ngjarjeve thellësisht shqetësuese dhe ata që ikin nga dhuna janë në rrezik të konsiderueshëm të ndarjes familjare, dhunës, abuzimit, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori