Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, i ka propozuar Qeverisë që të zgjatet orari i funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00, të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së personave fizik në tërë territorin e Kosovës dhe të falin dënimet e shqiptuara gjatë pandemisë ndaj bizneseve të gastronomisë.
Gastronomët këtë vendim thonë se e kanë marr në mbledhjen e Kuvendit, duke thënë se vjen si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit të cilat kanë të bëjnë me organizimin e tubimeve të fushatës parazgjedhore.
Kjo është komunikata e plotë e Gastronomëve:
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, dje më dt. 12 Janar 2021, ka mbajtur mbledhjen parë të Kuvendit të anëtarëve për këtë vit. Rend dite në këtë mbledhje përveç diskutimit të disa temave tjera me rëndësi për industrinë e gastronomisë, njëzëri u aprovua edhe ky:
V E N D I M
I. PROPOZOHET të bëhet zgjatja e orarit të funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00;
II. PROPOZOHET të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së personave fizik në tërë territorin e Kosovës;
III. PROPOZOHET të bëhet falja e dënimeve të shqiptuara gjatë pandemisë ndaj bizneseve të gastronomisë;
IV. UDHËZOHEN bizneset e HORECA-së, të mos i paguajnë dënimet e shqiptuara gjatë pandemisë, deri në zbatimin e pikave të lartëpërmendura;
V. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.
Arsyetim:
Ky Vendim i Kuvendit të SHGK-së, vjen si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit të cilat kanë të bëjnë me organizimin e tubimeve të fushatës parazgjedhore, të cilat nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga vetë QK, lidhur me distancën fizike, vendosjen e maskave, grumbullimin e njerëzve, kufizimin kohor, dhe të tjera.
Përndryshe, kjo është në kundërshtim me një prej kategorive esenciale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht, nenit 3 [Barazia para Ligjit].
Para ligjit dhe Kushtetutës, jemi të gjithë të barabartë. Andaj, nuk pranojmë standarde të dyfishta!
Deri në zbatimin e këtyre Vendimeve, UDHËZOJMË bizneset e HORECA-së, të mos i paguajnë këto dënime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Në Prizren hapet edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë