LAJMI I FUNDIT:

Gashi në Turqi për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës

Gashi në Turqi për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po viziton Republikën e Turqisë, ku do të nënshkruajë Marrëveshjen ndërshtetërore Kosovë-Turqi, për bashkëpunim në fushën e kulturës.

Gjatë vizitës dyditore, ministri Gashi do të realizojë takime me homologun e tij, Osman Aşkın Bak, ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, me të cilin edhe do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit ditën e nesërme.


Ministri Gashi po ashtu do të vizitojë Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, Institutin Yunus Emre, Drejtorinë për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB).

Vizita do të realizohen edhe në Parlamentin e Turqisë dhe në Radio Televizionin e Turqisë, në redaksinë e gjuhës shqipe të këtij mediumi.