Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti bashkë me një delegacion nga kjo Ministri.
Gashi u shpreh i kënaqur me realizimin e këtij takimi me ministren Margariti në siç tha ai kryeqytetin historik të kulturës dhe të trashëgimisë, në Prizren.
“Bashkëbiseduam për tema të rëndësishme në fushën e kulturës, me theks të veçantë nënshkrimin e kalendarit të përbashkët kulturor mes Kosovës e Shqipërisë për vitin 2019 për të cilin u dakorduam që të nënshkruhet gjatë këtij muaji në Tiranë. Do të jetë një kalendar dinamik me aktivitete të përbashkëta të institucioneve kulturore edhe në Kosovë edhe në Shqipëri”, tha ministri Gashi.
Ai po ashtu tha se ky bashkëpunim do të jetë i fuqishëm dhe i përkushtuar nga të dyja palët.
Ministri Gashi po ashtu njoftoi se gjatë takimit u diskutua edhe për një kalendar të përbashkët mes tri shteteve, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Dëshirojmë të kemi një kalendar trepalësh në mënyrë që aktivitetet tona të shtrihen edhe në Maqedoni, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri”, tha ministri Gashi duke shtuar si të rëndësishme se në krye të Ministrisë maqedonase është një shqiptar.
Në fund, ministri Gashi theksoi se në takim u diskutua edhe për mundësinë e krijimit të një fondi të përbashkët kulturor.
“Edhe Kosova edhe Shqipëria ta kenë një fond të përbashkët ku institucionet e kulturës të kenë mjete të mjaftueshme për realizimin e projekteve, dhe ky fond të jenë në vazhdimësi në shërbim të komunitetit artistik”, u shpreh ministri Gashi duke uruar që ky bashkëpunim të jetë afatgjatë.
Ndërkaq ministrja Margariti, fillimisht theksoi se ky bashkëpunim është vazhdim i një pune të filluar më përpara. “Ky është vetëm një institucionalizim, një marrëveshje që krijon një kornizë formale por përtej kësaj gjithmonë kemi mbështetur të gjithë aktivitetet dhe artistët në të dy shtetet”, tha ajo.
“Jam entuziaste të marrim hapa të rinj që të qojmë përpara projekte të reja siç është ajo e një kalendari akoma edhe më të shtrirë, duke pasur dhe eksperiencën tashmë të kalendarëve të viteve të mëparshme të vazhdojmë të kemi të tjera edhe me shtetet fqinjë”, tha ndër të tjera ministrja Margariti duke e përmendur si shumë të rëndësishëm edhe krijimin e një fondi të përbashkët.
Ministrja po ashtu u shpreh e kënaqur që ajo u prit në qytetin e Prizrenit dhe që “ministri ka zgjedhur që të keni një përfaqësi në qytetin e Prizrenit, është një nga kartëvizitat e trashëgimisë dhe kulturës kosovare, është një gjest vërtetë për tu vlerësuar, dhe pse jo për tu parë edhe nga Shqipëria si një motiv i mirë për tu shtrirë dhe ne drejt qyteteve tjera”, tha ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Gjykatësi Ivan Xholev është kryetari i ri i Shoqatës së Gjyqtarëve
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri