Garë spektakolare në motocrossin e mbajtur në Pejë, ja fituesit (Foto/Video)

Në një pistë fantastike prej 1.2 kilometra, mbi 30 garues u ballafaquan me njëri-tjetrin në kategori të ndryshme.
E veçanta pos organizimit të shkëlqyer të sponsoruar nga birra Lasko, kësaj radhe ngërtheu edhe bukurinë rreth gjithçkaje që kishte ky motocross i mbajtur në Pejë.
Pista e cila kishte disa zaptime anësore, bëri që ajo të zvogëlohej në distancë deri në 1 kilometër, por kjo vetëm sa i dha hijeshi garës pasi në këtë shteg garuesit bënë nga pesë kërcime, gjithnjë sipas kërkesave të shtegut fantastik të ndërtuar nga amerikani David Helmitz.
Garuesit ishin nga e gjithë Kosova, por shkëlqyen Dibran Xhaferi që ngadhnjeriu në kategorinë MX, teksa fitues u shpallën edhe Albion Sylaj në kategorinë MX 2 dhe Erdin Kasumovic në kategorinë Profi.
Më poshtë lista e podiumeve nga gara e mbajtur në Motocross të Pejës:
Kategoria MX Hobby:
1. Dibran Xhaferi
2. Asllan Elezi
3. Florian Pelaj
Gara MX 2 – kategoria 250 kubik:
1. Albion Sylaj
2. Qemajl Sylaj
3. Xhavit Selimira.
Profesional MX 1 – kategoria 450 kubik:
1. Erdin Kasumovic
2. Blerim Aliu
3. Tukë Zeneli
Garë spektakolare në motocrossin e mbajtur në Pejë, ja fituesitGarë spektakolare në motocrossin e mbajtur në Pejë, ja fituesit (Foto/Video)FOTO/VIDEO >> https://telegra.fi/1KV4Pnk
Posted by Telegrafi.com on Sunday, 7 June 2015























































