eksperti-banner

Garda Revolucionare Iraniane ka kërcënuar Uashingtonin zyrtare se në rast të ndonjë sulmi të mundshëm do të mund të përfundojë sikurse ish-diktatori irakian Saddam Hussein.

“Regjimi i SHBA me siguri do të përfundojë i shkatërruar ashtu siç ishte rasti i regjimit të Saddamit", thuhet në deklaratë.


SHBA u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me Iranin, por pavarësisht kësaj, Teherani do të vazhdojë të punojë me vendet e tjera sikurse janë Kina, Rusia, Britania, Franca dhe BE, të cilët kanë kritikuar vendimin e presidentit Donald Trump.

Në vitin 1980, Irani dhe Iraku përfunduan një luftë të përgjakshme tetëvjeçare në të cilën mijëra njerëz humbën jetën. Udhëheqësi irakian Saddam Hussein mori mbështetjen e Perëndimit, duke përfshirë SHBA-në, dhe ka dëshmi se armët kimike janë përdorur kundër Iranit.

Saddam Hussein u ekzekutua dy dekada më vonë pas intervenimit amerikan. /kp/Telegrafi/