Në asamblenë e përgjithshme, me 50 vota për dhe 19 kundër, Kosova u bë anëtarja e 50-të e federatës evropiane të tenisit.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Shkëlzen Domi, i cili përmes një video-incizimi personal i ka pasqyruar çastet e fundit të pranimit të Kosovës në Tennis Europe.


Në një bisedë për Sportin Total, kryetari Domi ka thënë se garat e para të tenistëve kosovarë do të nisin nga marsi i vitit 2016, ndërsa deri atëherë ai shpreson në rregullimin e infrastrukturës, në mundësi që të zhvillohen tre turne ndërkombëtarë në Prishtinë, Prizren e Gjakovë.

Për më shumë ndiqeni intervistën me kryetarin e FTK-së, Shkëlzen Domi.

telegrafi sport app