LAJMI I FUNDIT:

Gara rajonale për zhvillimin e ekonomisë, Kosova e para për rritjen e PBB-së për vitin 2021

Gara rajonale për zhvillimin e ekonomisë, Kosova e para për rritjen e PBB-së për vitin 2021

Në garën rajonale për zhvillimin e ekonomisë Shqipëria vazhdon të tregojë rritje të ndjeshme ekonomike.

Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj ka bërë krahasim të situatës mes vendeve si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në gjashtë muajt e parë të vitit 2021.


Sa i përket rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, Kosova zë vendin e parë me 5.6 për qind e më pas Shqipëria e 0.1 pikë më pak. Pozitivisht ka ecur edhe Serbia me një rritje prej 1.7 për qind, ndërsa Shkupi ka një trend ende negativ.

Sa i përket inflacionit vjetor është Serbia që mban vendin e parë me 3.2 për qind, ndërsa Shqipëria zë vendin e fundit.

Ky tregues vlen si për të matur ecurinë e konsumit, por edhe për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë.

Papunësia në Shqipëri sipas Bankës Qendrore u rrit me 0.5 për qind.

Por sipas të dhënave zyrtare nivelin më të lartë e ka Kosova me 27 për qind dhe Maqedonia e Veriut me 16 për qind. Beogradi dhe Tirana kanë një trend thuajse të njëjtë.

Banka e Shqipërisë duke analizuar uljen e normës së interesit për kreditë hipotekore dhe për bizneset parashikon vazhdimin e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë.

Kjo e shoqëruar me rritjen e besimit pas heqjes së kufizimeve për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit.

Edhe në tregjet ndërkombëtare nënvizon institucioni qendror bankar shënohet një zhvillim i fortë i ekonomisë i shoqëruar dhe me rritjen e konsumit. /Ora News/