LAJMI I FUNDIT:

Gara për fotografi dhe video me temën: Si ndikon ndotja e ambientit në jetën tënde të përditshme

Gara për fotografi dhe video me temën: Si ndikon ndotja e ambientit në jetën tënde të përditshme

Zyra e UNDP-së në Kosovë, UNV dhe WHO ju ftojnë të bëheni pjesë e garës së fotografisë dhe videos #ecokosovo2.

Tema e kësaj gare është: Si ndikon ndotja e ambientit në jetën tënde të përditshme?

Pra, ne ftojmë të rinjtë të dërgojnë deri në 5 fotografi dhe/ose video të pa publikuara, të bëra në Kosovë, gjatë vitit 2018 me një titull të shkurtër dhe hashtag #ecokosovo2. Fotografitë dhe/ose videot mund të publikohen në Facebook, Instagram dhe Twitter nga 19 tetor deri më 19 nëntor.

Çmimet për vendin e pare, të dytë dhe të tretë janë: Foto-aparat Profesional, Tablet Android, Kufje Wireless.

Rregullat për pjesëmarrje në garë janë:
Like/Follow faqën ecokosovo
Përdorni hashtag-un #ecokosovo2
Fotografia/video duhët të jetë e përshtatur në temë
Video nuk duhët të jetë më e gjatë se 90 sekonda
Përpunimi i fotografive dhe videove lejohet por jo vendosja e efekteve speciale

Vetëm moshat nën 28 vjet lejohen të marrin pjesë në garë.

Më shumë mund të informoheni përmes kanaleve tona në rrjetet sociale
Facebook.com/ecokosovo
Instagram.com/ecokosovo
Twitter.com/ecokosovo

#ecokosovo2 është pjesë e projektit “Kosova e Shëndetshme” e mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut.