LAJMI I FUNDIT:

Gara në rrugë, shikoni si u shkatërrua McLareni çerekmilionësh (Foto/Video)

Gara në rrugë, shikoni si u shkatërrua McLareni çerekmilionësh (Foto/Video)

Interneti, mediat elektronike dhe rrjetet sociale, kanë bërë që edhe aksidentet lokale të shndërrohen në lajme botërore.

Dhe natyrisht se kur është fjala për vetura esktremisht të shtrenjta, lajmi shpërndahet shumë më tepër.


Vështirë të besohet, por vozitësi dhe pasagjeri shpëtuan me lëndime të lehta.
Vështirë të besohet, por vozitësi dhe pasagjeri shpëtuan me lëndime të lehta.

Një McLaren i gjelbër është shkatërruar tërësisht gjatë një aksidenti në Los Angeles, ndërsa arsyeja e bujës së këtij lajmi është se çmimi i veturës është 238.000 euro, njofton Telegrafi.

Është fjala për McLaren 650 Spider të vitit 2015, i cili u përplas me disa vetura, ndërsa pjesë të veturës u shpërndanë në rrugë. Fatmirësisht, vozitësi dhe pasagjeri kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Në aksident u përfshinë tri vetura.
Në aksident u përfshinë tri vetura.

Arsyeja e aksidentit besohet të ketë qenë përpjekja për të bërë gara. Nga tri veturat e përfshira në aksident, në vendin e ngjarjes qëndruan McLaren (që nuk kishte si të ikte) dhe një Audi, derisa vozitësi i veturës së tretë vendosi të mos qëndronte. /Telegrafi/

Edhe Audi u dëmtua shumë.
Edhe Audi u dëmtua shumë.